Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë – Regjistrohen 3 koalicione, LDK e Vetëvendosje garojnë të ndara


Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve, LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje do të shkojnë veç e veç në zgjedhjet e përgjithshme të 6 tetorit.

Në këto zgjedhje janë regjistuar 3 koalicione zgjedhore. Koalicioni i parë i dorëzuar në KQZ ishte ai Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bosnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bosnjaka.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë dorëzuar në KQZ koalicionin të cilin ish-kryeministri Haradinaj e ka quajtur koalicion të fitores.

Nisma Socialdemokrate e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë është koalicioni i tretë i dorëzuar në KQZ dhe e konfirmuar si listë në zgjedhje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *