Dhjetëra njerëz kanë mbetur të plagosur pasi një barrikadë skenike u shemb gjatë një shfaqjeje në një festival muzikor në Seattle.
Sikurse shkruan “ABC News”, rreth 25 persona u u dërguan në spital pasi barrikada e çeliktë 1 metër e lartë u rrëzua të shtunën mbrëma në Qendrën e Seattle.
Në atë kohë interpretonte artisti elektronik i muzikës Jai Wolf.
Katër prej të lënduarve u mbajtën në spital ndërsa të tjerët që ishin lënduar më lehtë u kthyen në shtëpitë e tyre.
Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve, David Cuerpo tha se turma e përbërë prej rreth 3,000 njerëz po shtyhej drejt barrierës, duke bërë që ajo të binte. Wolf anuloi pjesën tjetër të shfaqjes.