Vendosni fjalën kyçe....

SHBA thirrje Serbisë e Kosovës të nisin sa më shpejt dialogun e ndërprerë


I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Palmer, ka thënë se qëllimi i tij është kthimi sa më shpejt i Serbisë e Kosovës në tryezën e bisedimeve. Aio shtoi se e pranoi këtë detyrë pasi mendon se marrëveshja mund të arrihet.

“Qëllimi im është që t’i kthej Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje. Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në axhendën time. Ne e kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë”, ka shtuar Palmer.

Ai shtoi se shpreson se qeveria e ardhshme e Kosovës do e pezullojë taksën ndaj Serbisë duke mundësuar rifillimin e dialogut.

Në fund ai shtoi se SHBA dëshiron që dialogui të përmbyllet me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *