Templates by BIGtheme NET

Goditet nga rrufeja avioni ku ishte Daçiç

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçic është përballur me një incident gjatë fluturimit të tij për në Slloveni.

Një rrufe ka goditur avionin me të cilin ai po fluturonte ndërsa ndodhej sipër Ljubjanës. Siç shkruajnë mediat serbe, piloti i avionit u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin e Ljubjanës dhe Daçiç më pas vazhdoi për në Bled, ku merr pjesë në Forumin Strategjik, sipas RTS.

 “U dëgjua një shpërthim i vogël, u pa një ndezje. Por askush nuk mund të bënte asgjë për ne”, citohet të ketë thënë Daçiç.

Një stuhi e fortë goditi Slloveninë dhe Kroacinë të hënën, ku më shumë se 20,000 rrufe u regjistruan në vetëm dy orë.

Ky nuk është incidenti i parë me aeroplanin Falcon për Daçiç. Në fund të majit, i njëjti avion më Daçiçin pasagjer u detyrua të bënte ulje emergjente në Athinë.

Kreu i diplomacisë serbe tha atëherë: “Ndjehem sikur kam dhjetë jetë”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*