Vendosni fjalën kyçe....

Meta ka një përgjigje të shkurtër për komisionin hetimor të Manjës


Presidenti i vendit ka një përgjigje të shkurtër për komisionin hetimor parlamentar të maxhorancës socialiste.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit…”, përgjigjet në profilin e tij në rrjetet sociale Meta, pas publikimit të 6 shtatorit, datës së thirrjes së presidentit Meta para komisionit të shkarkimit drejtuar nga Ulsi Manja.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë.

Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj.

Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!”, thekson Meta.

Kryeministri Edi Rama është i vendosur të shkarkojë presidentin Ilir Meta, edhe pse nisma e tij është krejtësisht e pamundur për t’u përfunduar për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *