Ky është momenti tmerrues kur një tifoz brazilian i futbollit ra rreth 12 metra nga tribuna e stadiumit, para se të godiste dy persona të ulur në pjesën e poshtme, me të tre që mbijetuan në mënyrë të çuditshme.
Skenat tronditëse ndodhën në stadiumin “Estadio Cicero Pompeu de Toledo” në Sao Paulo, i njohur si Morumbi, ku rivalët brazilianë Sao Paulo dhe Gremio ishin duke luajtur ndaj njëri-tjetrit.
Një djalë 23-vjeçar, i identifikuar më vonë si Lago de Melo Rios, ishte duke u përpjekur të ngjitej në kangjella në pjesën e sipërme të stadiumit përpara se të binte papritur, duke goditur dy persona, përfshirë një vajzë 13-vjeçare.
Të tre personat shpëtuan fatmirësisht pa dëmtime të mëdha nga incidenti.