Vendosni fjalën kyçe....

Conte formon qeverinë e re të koalicionit, mbetet jashtë “Lega” e Salvinit


Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte formoi një qeveri koalicioni të mërkurën duke i dhënë fund një krize prej disa muajsh në vend.

Conte, i cili javën e kaluar mori një mandat të ri nga presidenti Sergio Mattarella për të formuar një qeveri, njoftoi një koalicion mes Lëvizjes Pesë Yje (M5S) dhe Partisë Demokratike të qendrës së majtë (PD), ndërsa largoi nga pushteti liderin e krahut të djathtë, Matteo Salvini.

Pas takimit me presidentin, Conte u tha gazetarëve detaje të kabinetit të ri.

Lista përfshin 10 ministra nga Pesë Yje, nëntë nga PD, dhe një nga partia e ekstremit të majtë të Lirë dhe të Barabartë (LEU).

Gjithsej shtatë ministre gra do të shërbejnë në kabinetin e ri.

Luigi Di Maio, udhëheqësi i Pesë Yjeve, u emërua ministër i Jashtëm.

Lorenzo Guerini i PD do të marrë rolin e ministrit të Mbrojtjes.

Ministria e Brendshme do të shkojë për Luciana Lamorgese, ish-guvernatore e Milanos.

Roberto Gualtieri nga PD do të jetë ministri i Ekonomisë në qeverinë e re të Italisë, ndërsa Stefano Patuanelli nga 5 Yjet do të shërbejë si ministër i Zhvillimit Ekonomik.

Enzo Amendola nga PD do jetë ministër i Çështjeve Evropiane, shtoi ai.

Roberto Speranza nga LEU, partneri i ri i koalicionit, do të marrë një vend në Ministrinë e Shëndetësisë.

Alfonso Bonafede nga 5 Yjet mbeti në postin e tij të ministrit të Drejtësisë.

Qeveria e re do të betohet të enjten.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *