Krejtësisht ndryshe nga sa ka deklaruar më parë për FBI-në, ish- avokatja e Hillay Clinton ka pranuar se ka qenë në dijeni se shefja e saj përdorte një llogari private elektronike si sekretare e shtetit.
“Judicial Watch” raporton se koordinatorja e Shtëpisë së Bardhë dhe avokatja personale e Clintoni-t, Heather Samuelson, pranoi nën betim se asaj iu dha imunitet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, në qershor të vitit 2016.
Samuelson: M’u dha imunitet i kufizuar nga Departamenti i Drejtësisë.
Judicial Watch: Dhe kur ndodhi kjo?
Samuelson: Mesa mbaj mend, ishte qershori i vitit 2015 (më vonë e korrigjoi duke thënë në 2016).
Një kopje të plotë të transkriptit të saj, Judicial Watch e ka lënë në dispozicion për publikun. Samuelson zbuloi gjithashtu se, në kundërshtim me ato që i tha FBI-së në vitin 2016, ajo në të vërtetë ka qenë e vetëdijshme se Sekretarja Clinton përdorte një llogari private të emailit, si Sekretare e Shtetit.
Judicial Watch: Zonja Samuelson, kur u vetëdijësuar për herë të parë se Sekretarja Clinton përdorte adresën e e-mailit “hdr22@clintonemail.com” gjatë kohës që ajo ishte në Departamentin e Shtetit?
Samuelson: Unë besoj se së pari u vura në dijeni kur ajo ose më shkruante me postë elektronike për çështje personale, përshembull duke më uruar ditëlindjen, ose kur rrallëherë do të merrja një e-mail nga të tjerë në departament, ku kjo adresë më rezultonte e renditur në dokument.
Judicial Watch: Në rregull. Dhe kush ishin këta zyrtarë të Departamentit të Shtetit?
Samuelson: Unë kujtoj Cheryl Mills, por mund të ketë qenë dhe të tjerë.
Kjo deklaratë e Samuelit për “Judicial Watch” se ajo e dinte për postat elektronike që përdorte Clinton, kur ajo ishte Sekretare e Shtetit (Janar 2009 – Shkurt 2013) bie në kundërshtim me rrëfimin që ajo bëri në maj të 2016-ës për FBI-në.
Samuelson thotë se nuk e dinte për përdorimin e llogarive private të Clintonit derisa u bë avokatja personale e saj.
Pasi Clinton u largua nga detyra, Samuelson punoi edhe për një vit në zyrën e Këshillit të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas u bë avokate personale e saj. Ajo ishte kryesisht përgjegjëse për rishikimin e postave elektronike të Clintonit dhe renditjen e email-eve “personale” nga ato të qeverisë, të cilat u kthyen në Departamentin e Shtetit nën drejtimin e Cheryl Mills dhe avokatit të Clintonit, David Kendall. Pasi emailet u kthyen në shtet, Clinton e fshiu pjesën tjetër të email-eve “personale” nga serveri i saj, duke e lënë atë të pastër.
Samuelson i rishikoi këto emaile në laptopin e saj, duke përdorur skedarët e serverëve të Clinton që i kishte shkarkuar nga Platte River Netëorks. Judicial Watch e pyeti Samuelson për një “boshllëk” në postat elektronike që zbuloi:
Judicial Watch: Unë besoj se, gjatë intervistës suaj me FBI-në, ju pyetën për një hendek që keni parë në në postat elektronike të Sekretares Clinton nga janari 2009 deri në mars të vitit 2009. A ju kujtohet kjo?
Samuelson: Po.
Judicial Watch: Në rregull. Mund të më shpjegoni se cili ishte ai boshllëk?
Samuelson:Unë e kuptoj… më falni. Duhet të them se unë kujtoj se kur morëm dokumentet – skedarët nga Platte River Netëorks, kishte një periudhë kohe që mungonte në postat e saj elektronike. Dhe ajo periudhë ishte Janari 2009 deri Mars 2009.
Judicial Watch: Dhe çfarë bëtë si rezultat i zbulimit të këtij hendeku në postat elektronike nga janari 2009 deri në mars 2009?
Samuelson: Unë pyeta Platte River pse nuk kemi – pse ata nuk na i dhanë ato.
Judicial Watch: Dhe çfarë ju thanë?
Samuelson: Ata thanë që nuk e kishin atë informacion.
Judicial Watch: A kishte Platte River akses gjatë vitit 2014 në serverin ku mbante emailet Sekretarja Clinton në llogarinë e saj “Clintonemail.com” dhe a kishte ndonjë diskutim nëse ata mund ti marrin postat elektronike të Sekretares Clinton nga ai server, të periudhës janar 2009 deri në mars 2009?
Samuelson: Unë i pyeta dhe ata thanë se nuk kishin ndonjë e-mail të asaj periudhe.
Samuelson gjithashtu tregoi në dëshminë e saj se ajo kishte krijuar një memo rreth dhjetorit 2014 për të ruajtur kërkimin e postës elektronike. Avokati i Samuelson e udhëzoi atë të mos i përgjigjej pyetjeve në lidhje me këtë.
Më 6 dhjetor 2018, gjykatësi Royce Lamberth urdhëroi administratën e Obamës, zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, avokatët dhe ndihmësit e Clintonit, mes tyre dhe Heather Samuelson, të shkarkohen ose t’u përgjigjen pyetjeve të shkruara nën betim.
Gjykata vendosi që sistemi i postës elektronike të Clintonit ishte “një nga veprat më të rënda moderne ndaj transparencës së qeverisë.”
Zbulimi i “Judicial Watch” përqendrohet në faktin nëse Clinton me qëllim u përpoq të shmangte Ligjin e Lirisë së Informacionit duke përdorur një sistem jo-qeveritar të postës elektronike.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Judicial Watch / Përshtati në shqip Hashtag.al