Templates by BIGtheme NET

“Rebelët” marrin përfundimisht kontrollin e parlamentit, Boris Johnson kërkon zgjedhje më 15 tetor

Një aleancë rebele e ligjvënësve britanikë, e përbërë nga opozita dhe deputetë konservatorë, kanë siguruar fitoren në parlamentin e Britanisë së Madhe, për të ndaluar një “dalje pa marrëveshje” të vendit nga BE, duke detyruar kryeministrin Boris Johnson të kërkojë një zgjatje tre-mujore nga Brukseli.

Projektligji, i paraqitur nga Hilary Benn i Laburistëve dhe e mbështetur nga Ken Clarke dhe nipi i Churchill, Nicholas Soames, të cilët janë dëbuar nga Partia Konservatore, u miratua me 327 vota pro e 299 në Dhomën e Komunëve të mërkurën në mbrëmje.

Kjo është një goditje e fortë për Johnson, i cili vazhdimisht ka premtuar se do e nxjerrë Britaninë nga BE, me ose pa një marrëveshje, deri më 31 tetor.

Johnson iu përgjigj humbjes duke thënë se tani ka “vetëm një rrugë përpara” dhe “tani duhet të ketë zgjedhje të martën më 15 tetor”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*