Templates by BIGtheme NET

Shefja e Hong Kongut pezullon ligjin për ekstradimin, por protestuesit kërkojnë më shumë

Udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam, ka njoftuar zyrtarisht se po tërheq projekt-ligjin për ektradimet në Kinë që shkaktoi protesta dhe trazira masive në qytet. Disa protestues thonë se kjo është shumë pak dhe qeveria është kujtuar shumë vonë.

“Qeveria do të tërheqë zyrtarisht projektligjin në mënyrë që të qetësojë plotësisht shqetësimet e publikut,” tha Lam në një fjalim televiziv të mërkurën.

Projektligji, që do të lejonte që të dyshuarit kriminelë të dërgoheshin nga Hong Kongu në Kinë për gjykim, ka çuar në protesta masive që çuan në trazira dhe përleshje të dhunshme me policinë. Protestuesit pushtuan disa ndërtesa, përfshirë parlamentin e qytetit dhe ndërprenë aksionet në aeroportin e Hong Kongut.

Megjithëse Lam kishte thënë më parë se projektligji për ekstradimin ishte pezulluar, protestuesit nuk u ndalën, pasi kërkesat e tyre u rritën për të përfshirë thirrje për një reformë më të gjerë politike.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*