Templates by BIGtheme NET

“Amazon” publikon gabimisht një javë para, librin e ri të Margaret Atwood

Disa lexues me fat që kishin porositur vazhdimin e librit të Margaret Atwood “The Handmaid’s Tale” arritën ta merrnin atë një javë më herët përmes Amazon.

Botuesi i librit të titulluar “The Testaments” tha se një numër shumë i vogël kopjesh ishin dërguar në SH.B.A. “për shkak të një gabimi”.

Shtëpia botuese i kishte udhëzuar shitësit ta mbanin librin deri më 10 shtator.

“Ndjehem sikur fitova llotarinë!”, tha një klient, i cili ishte në mesin e shumë personave që arritën ta merrnin librin më herët.

“Wow!! Një javë herët ?!” shkroi një tjetër.

“Amazon” nuk ka reaguar ende lidhur me rastin. Shtëpia Botuese nuk konfirmoi se sa kopje u janë dërguar klientëve, por “The Guardian” përmend shifrën 800.

“The Testament” është titulli më i pritur i vitit, dhe vjen plot 34 vjet pas origjinalit.

BBC” shkruan se gabimi i “Amazon” ka zemëruar shitësit e tjerë, të cilët do të ndëshkohen nëse përsërisin gabimin, ndërkohë që me “Amazon” nuk po ndodh e njëjta gjë.

Shoqata Amerikane e Botuesve ka reaguar lidhur me incidentin, duke shprehur “zhgënjim në lidhje me këtë shkelje flagrante të protokollit për publikimin e këtij libri për publikun”.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*