Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi konferencë për mediat për raportin e Gloover: Zgjedhjet nuk njihen


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me raportin e OSBE-ODIHR për votimet e 30 qershorit.

Kryemadhi ashtu sikurse kryetari i PD-së Lulzim Basha, tha se ky raport vërteton ilegjitimitetin e zgjedhjeve.

“Nuk kemi asnjë mëdyshje që raporti i OSBE/ODIHR  do të dilte në konkluzione të vërteta.

Ndjemë dhimbje për situatën politike, ekonomike, si rezultat të inkriminimit të gjithë jetës shoqërore.

Raporti një skaner objektiv dhe i tmerrshëm për gjendjen në të cilën gjendet vendi, tregon shkatërrimin e sistemit ligjor dhe shoqëror të Shqipërisë.

Edhe kur organizon votimet Rama nuk i reziston dot futjes së duarve në kutitë e votimit, se i është bërë ves. Ky raport nuk i njeh zgjedhjet”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *