Templates by BIGtheme NET

Në Parlament diskutohet për fatin e Britanisë, politikani ia “fut gjumit” (FOTO/VIDEO)

Në mes të debateve për Brexit në Parlamentin Britanik ditën e djeshme, ishte dikush që nuk dukej shumë i interesuar se çfarë po ndodhte.

Bëhet fjalë për deputetin konservator dhe drejtuesin e Dhomës së Përfaqësuesve Jacob Rees-Mogg. Ai u shtri sikur po i flihej nga debatet e “mërzitshme” për Brexit dhe kolegët e tij u irrituan saqë nisën t’i bënin vërejtje që ai të ngrihej dhe të ulej në ndenjëse si gjithë të tjerët. Madje kishte edhe nga ata që ironizuan duke kërkuar një jastëk për ta bërë Rees-Mogg të ndihej më rehat.

Por Jacob Rees-Mogg duket se nuk donte t’ja dinte për kolegët dhe vazhdonte të qeshte dhe të rrinte në të njëjtin pozicion, gati për të fjetur gjumë. Fotografi të politikanit “duke marrë një sy gjumë” kanë qarkulluar në rrjet dhe një pjesë e mirë e kanë kritikuar njëlloj si kolegët, për neglizhencën dhe mosinteresimin që tregoi për çështjen. Ndërsa të tjerë e përgëzuan duke thënë se gjesti i tij tregonte se ai ishte në kundërshtim me Parlamentin Britanik dhe vendimet e tij.

Një sërë memesh qarkulluan në rrjet pas kësaj.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*