Lumi Drin është aq i ndotur, saqë disa kafshë që kanë pirë ujë në të kanë ngordhur. Mediat në Kosovë shkruajnë se një banor i fshatit Dobrushtë në Prizren, ka lajmëruar policinë se lopët e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, janë sëmurë e madje njëra prej tyre ka ngordhur.
Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.
Policia njofton se njësitet përkatëse, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.