Vendosni fjalën kyçe....

Ngordh një lopë dhe sëmuren disa të tjera pasi pinë ujë në lumin Drin


Lumi Drin është aq i ndotur, saqë disa kafshë që kanë pirë ujë në të kanë ngordhur. Mediat në Kosovë shkruajnë se një banor i fshatit Dobrushtë në Prizren, ka lajmëruar policinë se lopët e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, janë sëmurë e madje njëra prej tyre ka ngordhur.

Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit.

Policia njofton se njësitet përkatëse, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *