Templates by BIGtheme NET

Gjykata franceze merr vendimin: Gjeli mund të këndojë

Gjeli i quajtur Maurice ka pushtuar mediat franceze por jo vetëm këtë verë, kjo për shkak se fqinjët e tij e çuan në gjyq sepse ai i zgjonte çdo mëngjes duke kënduar.

Por të enjten e 5 shtatorit, në mëngjes, Gjykata Penale e Rochefort dha një gjykim mjaft origjinal. Maurice do të lejohet të këndojë.

U gëzua Corinne Fesseau, pronarja pas fitores së gjelit në gjykatën e Rochefort. Problemet ligjore të saj me fqinjët morën fund.

Fqinjët e Corinne në ishullin Oléron, ishin acaruar me këngën e gjelit çdo mëngjes. Ata janë ankuar për zhurma të padurueshme por nuk kanë arritur t’i vërtetojnë akuzat e tyre.

 Prandaj gjykata i urdhëroi fqinjët të paguanin 1,000 euro dëmshpërblim si dhe të dëmshpërblejnë shpenzimet ligjore të pronarëve të Maurice. Një vendim që i jep fund një konflikti 2-vjeçar në lagje.

 

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*