Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën në aksident rrugor kantautori LaShawn Daniels


Ka humbur jetën nga një aksident rrugor, kantautori LaShaën Daniels i cili ka shkruar tekste të tilla si “Say My Name” të Destiny’s Child, ku ka fituar Çmim Grammy dhe këngën e Lady Gagas, “Telephone”.

Lajmi është konfirmuar nga gruaja e tij April, e cila tha se kantautori i njohur me emrin e artit Big Shiz, kishte përsuar një aksident me makinë në Karolinën e Jugut.

“Me trishtim të thellë ju njoftojmë ndarjen nga jeta të burrit tim të dashur, babait, anëtarit të familjes dhe mikut Lashaën Daniels, i cili ishte viktimë e një aksidenti automobilistik në Karolinën e Jugut.”, shkroi April Daniels, citon “BBC“.

 Big Shiz ishte 41-vjeç. Ai ka punuar dhe me artistë të mëdhenj si Whitney Houston, Michael Jackson, Brandy dhe Toni Braxton.

Ai fitoi Çmimin Grammy për këngën më të mirë R&B në vitin 2000, “Say My Name” dhe u nominua edhe 7 herë të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *