Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e re e Bujqësisë në Itali me vetëm 8 klasë shkollë


Kryeministri i ri italian, Giuseppe Conte është betuar ditën e djeshme së bashku me ministrat e kabinetit të ri qeveritar. Por një prej tyre ka tërhequr më shumë vëmendjen e medias dhe publikut dhe kjo jo për arsyet më të mira.

Ministrja e re e Bujqësisë e zgjedhur nga Conte, është Teresa Bellanova, e cila ka vetëm 8 klasë shkollë. Siç shkruajnë mediat italiane, në fakt Bellanova nuk ka asnjë diplomë, madje as atë të gjimnazit por vetëm klasë të tetë.

Kjo është një nga arsyet pse ajo u bë menjëherë si “tabelë qitjeje” për kritikët, ndërsa arsyeja e dytë lidhet me pamjen e saj të jashtme.

Në ceremoninë e betimit, ku të gjithë kishin zgjedhur veshje zyrtare dhe të thjeshta, shumica në të zeza ose bardhë e zi, Bellanova u shfaq me një fustan ngjyrë blu të ndezur si nëpër festa. Të shumtë ishin ata që komentuan në rrjetet sociale: “Karnavale, apo erdhi Halloween-i?”

Teresa Bellanova e ka lënë shkollën herët për të punuar si punëtore në fermë. Më pas ajo filloi si sindikaliste në moshën 20 vjeç në fushën e punëtorëve, për t’u bërë koordinatore rajonal për gratë.

Më vonë Bellanova është emëruar sekretare e përgjigjshme e Federatës së Punëtorëve AgroInsudtrual, dhe ka shërbyer 3 legjislatura si deputete.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *