Templates by BIGtheme NET

Daçiç: Do jap dorëheqjen nëse Kosova pranohet në Interpol

Ministri i Jashtëm serb Ivica Dadiç pretendon se Kosova me shumë gjasa nuk do të pranohet në Interpol, në mbledhjen e kësaj organizate që do të mbahet në tetor.

Madje ai ka shtuar se nëse ndodh kjo, ai do të japë dorëheqjen.

Duke kujtuar që tashmë 15 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, Daçiç shprehet se së shpejti do të ketë vende të reja që do tërheqin njohjen e Kosovës, duke e ulur numrin e atyre vendeve që e njohin nga 116 në më pak se 96.

Siç shkruajnë mediet serbe, Daçiç tha se është konsultuar dhe me presidentin Aleksandar Vuçiç .

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto