Templates by BIGtheme NET

Kadetes së re gati sa s’i bie të fikët gjatë fjalimit të Boris Johnson (VIDEO)

Një kadete e re u rrëzua pas kryeministrit britanik Boris Johnson gjatë një fjalimi në Yorkshire. Siç shkruajnë mediat britanike, incidenti ndodhi të enjten pas një fjalimi të gjatë të Johnsonit.

Kryeministri kishte folur për rreth 20 minuta, kur gruaja e re filloi të ndjente shqetësime. Ajo ishte një nga rreth 35 rekrutët e rinj të policisë, që po qëndronin në radhë pas tij, gjatë një fjalimi në Ëakefield, Yorkshire.

Kolegët e ulur në audiencë para kryeministriit i tërhoqën atij  vëmendjen duke i treguar për policen e re dhe Johnson u kthye pas për ta pyetur nëse ajo ndihej mirë.

Ndërsa kadetja e re u ul me kokën e përkulur,  Johnson tha: “Më vjen keq, në rregull, ky është një sinjal për mua për ta mbyllur.”

Pasi mbaroi, kryeministri shkoi për të kontrolluar nëse policja ishte mirë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto