Templates by BIGtheme NET

Kandidati për deputet me të shkuar kriminale, Mustafa e heq nga lista

Pas akuzave për të shkuar kriminale, Isa Mustafa ka vendosur të heqë nga lista e kandidatëve për deputetë e  LDK-së, Haki Raqin.

 “Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raqi”, tha Mustafa.

Siç shkruajnë mediet në Kosovë, Raqi bashkë me dy zyrtarë të tjerë të Obiliqit kishin nënshkruar një marrëveshje të pranimit të fajësisë me Prokurorinë, më 8 dhjetor 2015, me nënshkrimet e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinës, prokurores së rastit dhe 3 të akuzuarve.

Kjo marrëveshje përcakton që prokurori i shtetit ti bëjë me dije gjykatës se të akuzuarit Zejnullah Krasniqi, Haki Raqi dhe Bajram Paloji pajtohen të dënohen me burgim prej 5 muajve, në mënyrë që ai me pëlqimin e tyre të shndërrohet në dënim me gjobë siç është përcaktuar me dispozita ligjore.

Kjo marrëveshje mes prokurorisë dhe 3 të akuzuarve u konfirmua sot nga gjykata dhe Mustafa doli me këtë vendim.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto