Vendosni fjalën kyçe....

Po fluturonte me parashutë, humb jetën 45-vjeçari në Prizren


Një person ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00.

Lajmin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, tha Osmanolli.

Në vendin e ngjarjes aktualisht është policia e hetimeve rajonale të cilët po merren me rastin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *