Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria ndryshon qëndrim për 7 prej 15 biznesmenëve të arrestuar për abuzim me TVSH-në

Prokuroria e Tiranës ka ndryshuar qëndrim lidhur me 7 prej biznesmenëve të arrestuar nën akuzën për mashtrim me TVSH-në.

Sot organi i akuzës kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 6 nga 15 biznesmenët e arrestuar.

Ndërsa për shkaqe shëndetësore, prokuroria kërkoi “arrest në burg” me afat 20 ditor për 7 të tjerë dhe “arrest shtëpie” për Shpresa Jaonidhin dhe Shkëlqim Prodanin.

Gjykata është tërhequr për të shqyrtuar parashtrimet e palëve dhe të dalë me një vendim.

Asnjë prej të arrestuarve nuk pranoi fajësinë në gjykatë, një pjesë pretenduan se mund të jenë mashtruar.

Më 4 shtator, policia arrestoi 15 biznesmenë në kuadër të hetimeve disa mujore nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policisë e Shtetit. Ndërkohë sot u arrestua edhe një tjetër person i dyshuar si pjesë e skemës mashtruese.

Biznesmenët dyshohet se përdornin faturat tatimore fiktive, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme, pasi rimbursoheshin për vlera që nuk ishin reale.