Templates by BIGtheme NET

Solli nga Rusia çmimin e madh në muzikë, ambasadori rus mirëpret Inis Nezirin

Ndërkohë që asnjë zyrtar shqiptar nuk e ka bërë këtë, ambasadori rus në Tiranë e ka mirëpritur këngëtaren e re shqiptare Inis Nezirin në zyrën e tij, për ta uruar për fitoren që shënoi në Festivalin “New Wave” në Soçi të Rusisë.

“Këtë javë Ambasadori Rus në Shqipëri Aleksandër Karpushin pati kënaqësinë të priste në ambientet e ambasadës sonë Inis Neziri – fituese e festivalit ndërkombëtar të këngës Novaja Vollna (“Dallga e Re”), të zhvilluar në Soçi javën e kaluar.

I gjithë stafi i Ambasadës dëshiron të shprehë edhe një herë urimet e përzemërta Inisit dhe familjes së saj të mrekullueshme!”, thuhet në një njoftim të ambasadës.

Siç shikohet edhe në foton e publikuar, Karpushin i ka dhënë një vlerësim Inisit për performancën e saj.

Inis Neziri na bëri krenarë në festivalin e zhvilluar në Soçi në fund të gushtit, ku mposhti 12 shtete dhe mori trofeun e madh në shtëpi.

E reja shqiptare arriti të mundte të gjithë konkurrentët duke zënë vendin e parë me 280 pikë, sipas rezultateve të publikuara nga faqja zyrtare e festivalit.

Për disa netë rresht, këngëtarja shqiptare u vlerësua me pikët maksimale nga juria.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto