Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm 8 minuta lojë dhe Franca kalon në avantazh (VIDEO)


Kanë mjaftuar vetëm 8 minuta lojë që, Franca të kalojë në avantazh. Autori i golit të parë në sfidën kundër shqiptarëve është Kingsley Coman.

Kujtojmë se kjo sfidë ka startuar me një incident, pasi organizatorët nuk e kanë pasur gati “Himnin e Flamurit” dhe e kanë ngatërruar me një himn tjetër, atë armen.

Më pas u vendos himni i Francës për t’i dhënë kohë organizatorëve që të gjejnë himnin e Shqipërisë. Kjo ka irrituar lojtarët shqiptarë, të cilët kanë refuzuar t’u japin dorën francezëve dhe të nisin lojën.

Por pas pak minutash në pritje, futbollistët janë rreshtuar sërish dhe pasi është ekzekutuar himni shqiptar ka nisur edhe sfida e vlefshme për Euro 2020.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *