Templates by BIGtheme NET

Video spektakolare, çasti kur piloti i F3 përplaset me 241 kilometra në orë e fluturon disa metra në ajër

Ylli në rritje i “Formula 3”, Australiani Alex Peroni, i ka mbijetuar mrekullisht një përplasjeje tronditëse, që e pa makinën e tij duke fluturuar disa metra në ajër në Çmimin e Madh të Monzeas në Itali.

Kur nga fundi i garës kishin mbetur edhe katër xhiro, makina e drejtuar nga Peroni, 19 vjeç, u përplas me një bordurë teksa po udhëtonte me 241 kilometra në orë para se të fluturonte në ajër.

Mahnitëse ishte se australiani dukshëm i tronditur, arriti të shkojë me këmbët e veta deri te makina e sigurisë. Pas vajtjes në spital, Peroni, mësoi se kishte pësuar një dëmtim të rëndë siç është thyerja e vertebrës së qafës.

“Kjo ishte një goditje e rëndë. Kam thyer vertebrën e qafës. Aktualisht ndodhem në spital. Nuk jam i sigurt për kohën e rikuperimit, por shpresoj që të kthehem në makinë sa më shpejt të jetë e mundur,” shkoi Peroni në “Instagram”.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto