Vendosni fjalën kyçe....

Meta i heq merakun Finos: S’e kam personale, je i preferuari im


Pasi deputeti socialist e quajti presidentin e vendit Ilir Meta të njëanshëm sot në Komisionin Hetimor, ky i fundit pati një përgjigje epike për të.

Ai kujtoi deklaratat e mëparshme të Bashkim Finos, i cili thoshte se Meta e kishte personale me të, lidhur me relacionin për një ligj të kthyer në Kuvend nga Presidenca.

Kështu Meta i hoqi Finos merakun, duke e qartësuar se s’ka gjë personale me të e madje e ka të preferuar mes socialistëve të tjerë.

“Së pari kam marrë vesh nga mediat që keni perceptim se kam një problem personal me ju po nuk ekziston, gjithmonë keni qenë i preferuar nga ana ime, lidhur me çështjen e palëve detyra ua kërkon të bëni pyetjen dhe vlerësimin tuaj dhe jeni në pozitë me komode të bëni një gjë të tillë, por më duhet t’ju kujtoj se unë edhe kur kam qenë palë, pra kur kam qenë kryetar parlament, dhe kryetar i një partie në koalicion me ju për çështjet madhore kam qëndruar mbi palët dhe shembulli më i qartë ka qenë Reforma në Drejtësi dhe votimi me 140 vota që më falni për modestinë por kurrë s’do ndodhte nëse unë sdo kisha qenë mbi palët. E dija që ishte e vetmja mënyrë që Shqipëria të merrte një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave. Ky do ngelet thjesht rekomandim, kam frikë me këto diskutime që po bëhen tani”, tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *