Vendosni fjalën kyçe....

Reja kërkon fitoren ndaj Islandës e bën ndryshime në formacion, si pritet te rreshtohet ekipi


Pas humbjes së thellë të pësuar ndaj Francës, trajneri i kombëtarës, Reja, pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për sfidën ndaj Islandës që është praktikisht mundësia e fundit për të shpresuar tek një nga 3 vendet e para.

Italiani pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues me skemën 3-5-2 ku ndryshe nga ndeshja e shkuar pritet të jenë titullar Xhaka e Lenjani ndërsa do ulen në stol Mavraj e Ramadani.

Sfida ndaj islandezëve është vlerësuar në maksimum nga Reja që kërkon suksesin me çdo kusht, në të kundërt do të duhet të bëjmë llogaritë me vendin e pestë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *