Templates by BIGtheme NET

31 të vdekur Ditën e Ashuras në Irak

Ministria Irakiane e Shëndetësisë tha të martën se të paktën 31 njerëz u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën gjatë një ikjeje në rrëmujë e sipër gjatë një ceremonie fetare në provincën jugore të Karbalas.

“Të paktën 31 njerëz u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën në incident,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Saif al-Bader, në një deklaratë.

Al-Bader theksoi se 10 nga të lënduarit janë në gjendje kritike. Më parë, një burim sigurie, duke folur në kushte anonimiteti, i tha “Anadolu Agency” se të paktën 31 njerëz u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë ceremonisë së Ashures në Karbala.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto