Vendosni fjalën kyçe....

Bleu biletën e avionit vetëm për t’i shmangur gruas, ndalohet burri në aeroportin e Singaporit


Një burrë u arrestua në aeroportin Changi të Singaporit javën e kaluar për blerjen e një bilete avioni pa pasur qëllim që të hipte në aeroplan.

27-vjeçari kishte blerë një biletë në mënyrë që të hynte në zonën e tranzitit, për t’i thënë lamtumirën gruas së tij, tha policia e Singaporit.

“Hetimet zbuluan se burri kishte hyrë në zonën e tranzitit për t’i dhënë lamtumirën së shoqes.” – thanë autoritetet.

“Ai nuk kishte ndërmend të largohej nga Singapori.” – shtuan ata në deklaratën e bërë.

Burri u arrestua në 25 gusht për “keqpërdorim të kalimit të tij në zonën tranzit”. Në total, 33 persona janë arrestuar këtë vit për shkelje të ngjashme, tha policia.

Zona tranzitore e Aeroportit Changi është në kategorinë e “vendeve të mbrojtura”, zona ku “nevojiten masa speciale për të kontrolluar lëvizjen dhe sjelljen e personave për arsye të sigurisë publike dhe të sigurisë”.

Ata që hyjnë në zonën e tranzitit të Changi “pa qëllim për të vazhduar destinacionin e tyre të ardhshëm” mund të ndiqen penalisht dhe gjobiten deri në 20,000 dollarë dhe burgosen deri në dy vjet, thanë zyrtarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *