Templates by BIGtheme NET

Gabimet ndaj Francës, Edi Reja ndryshon formacionin ndaj Islandës

Edi Reja do të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Islandës me një formacion thuajse të ri nga ai që luajti të shtunën në Francë. Porta qëndron e paprekur me Strakoshën që ka rimarrë vendin e titullarit mes shtyllave në modulin e preferuar 3-5-2 të trajnerit italian.

Ndryshimet e teknikut nisin që në mbrojtje, ku vendin e kapitenit Mavraj e merr Dermaku. Bashkë me të formojnë repartin difensiv Ismajli dhe Gjimshiti. Në krahë dhe me detyra sulmuese luajë Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në të majtë. Në mesfushë, nga transferta e Parisit shpëton vetëm Bare, një nga lojtarët më të mirë në humbjen kundër Francës. Megjithëse luajti pak minuta në sfidën e fundit, Gjasula ka bindur Rejan, që i beson një vend në formacion.

Titullar kthehet edhe Memushaj për më shumë fantazi në ndihmë të dy sulmuesëve. Edhe reparti ofensiv është bërë nga e para. Cikalleshi “mund” Balaj, ndërsa në krah të sulmuesit kavajas pritet të luajë Rey Manaj. 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto