Kosova ka mundur të shënojë dy gola në pjesën e dytë ndaj një Anglie që e uli disi ritmin.
Kombëtarja e Challandes gjeti dy gola me Berishën e Muriqin e duhet thënë se bëri një ndeshje të mirë nëse kihet parasysh forca dhe cilësia e kundërshtarit.
Pas kësaj humbjeje, ka zbritur në vendin e tretë, por ka ende mundësi të mira të luftojë për vendin e dytë, ndërsa kreu pritet t’i përkasë Anglisë.