Templates by BIGtheme NET

Për vite me radhë ishte kujdesur për ta – 78-vjeçari humb durimin, vret gruan, vjehrrën dhe kunatin

Një 78-vjeçar në Francë të hënën e 9 shtatorit ka vrarë vjehrrën, kunatin dhe gruan e tij, të gjithë në shtratin e tyre mjekësor. Në fund vrau dhe veten.

Mediat franceze shkruajnë se viktimat ishin të gjithë të moshuar dhe “të prekur rëndë nga sëmundja”.

Prokurori Patrick Desjardins, i cili foli për një “dramë familjare” dha “kontekstin e brishtë të një familje të prekur nga sëmundja dhe ku njeriu vepron duke përdorur armët “.

Fillimisht 78 vjeçari shkoi te vjehrra në Maussane-les-Alpilles herët pasdite.

Policia gjeti trupin e një gruaje 95-vjeçare, të shtrirë në shtrat mjekësor dhe djalin e saj 69-vjeçar, gjithashtu i shtrirë në shtrat.

Të dy ishin qëlluar me nga një plumb. Burri më pas u kthye në shtëpinë e tij në Muriès, në një komunë fqinje, ku qëlloi për vdekje dhe gruan e tij 72 vjeçare.

Edhe ajo shumë e dobët nga sëmundja siç tregoi prokurori.

Ajo u gjet në të njëjtat rrethana si nëna dhe vëllai i saj, të tre të vrarë me një armë gjahu në shtratin e tyre mjekësor.

78-vjeçari më pas qëlloi veten dy herë para banesës së tij. Një fqinj, i cili kishte dëgjuar të shtënat me armë lajmëroi policinë.

78-vjeçari ishte akoma gjallë kur arriti ndihma. Ai u transportua me helikopter në një spital në Marsejë, ku vdiq në orët e pasdites.

“Ai ishte kujdesur për vite me radhë për gruan e tij të sëmurë dhe vjehrrën e kunatin, duke i ushqyer ata, duke i larë, duke u bërë punët e shtëpisë. Ai nuk mundi t’i bënte dot më”, tha një nga fqinjët e të moshuarit.

Ai shtoi se 78-vjeçari, i ishte një person shumë popullor në fshat dhe ai ishte shumë i prekur nga historia e tij.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto