Templates by BIGtheme NET

Prokuroria jep pretencën: Tahiri të dënohet me 12 vite burg

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, në seancën që po zhvillohet te Gjykata e Krimeve të Rënda që prej orës 09:00.

Prokuroria lexoi sot pretencën për Tahirin, teksa në seancë ishte i pranishëm edhe ish-ministri, së bashku me avokatin e tij, Maks Haxhia.

Në rast se Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë dhe e gjen fajtor Tahirin për veprat për të cilat akuzohet, ai do të vuajë një dënim prej 8 vitesh burg, pasi i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar, e cila pason me uljen e 1/3 së dënimit.

Kujtojmë se ish-ministri Tahiri akuzohet nga Prokuroria për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.

Sipas pretencës së lexuar nga ana e prokurorisë ka katër data kur akuzohet Tahiri, 25 Tetor 2013, 27 shkurt 2014, 29 korrik 2014 si dhe datën 8 Maj të vitit 2015, data në të cilat janë kapur sasi të madhe droge në shtetin italian.

Tahiri është mbrojtur në seancë duke thënë se në këto data ai ka alibi që nuk ka pasur lidhje me asnjë trafik droge.

Prokuroria ka kërkuar po ashtu 12 vite burg dhe për Jaeld Çelën, ish-shefin e komisariatit të policisë në Vlorë, i cili ndodhet ende në kërkim nga ana e policisë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto