Templates by BIGtheme NET

Rezonanca e parë magnetike në botë tregon reagimin e trurit teksa nëna puth fëmijën e saj

Ky është imazhi i parë i bërë në botë me rezonancë magnetike që tregon lidhjen e një nëne dhe fëmijës së saj.

Imazhi është i neuroshkencëtarest Rebeça Saxe, duke puthur djalin e saj dy muajsh.

Truri i fëmijës duket se është më i butë dhe më i errët. Kjo për shkak se ka dukshëm më pak materie të bardhë. Lënda e bardhë përbëhet nga myelina, e cila është indi yndyror që vepron si izolim për lidhjet që çojnë mesazhe brenda trurit tuaj.

Puthja shkakton një reaksion kimik në trurin tuaj, duke përfshirë një shpërthim të hormonit të oksitocinës. Oksitocina është përmendur shpesh si “hormoni i dashurisë” sepse ngjall ndjenjën e afeksionit dhe lidhjes.

Puthja aktivizon sistemin e shpërblimit të trurit; lëshimin e dopaminës gjë që na bën të ndihemi mirë. Ai gjithashtu lëshon vazopresinën që lidh nënat me bebet dhe partnerët romantikë me njëri-tjetrin.

Gjithashtu lëshon serotoninën e cila ndihmon për të rregulluar gjendjen shpirtërore.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto