Templates by BIGtheme NET

Schumacher shtrohet në spitalin e Parisit për një trajtim sekret

Nuk dihen shumë gjëra rreth gjendjes shëndetësore të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.

Por mediat franceze kanë zbuluar detaje të reja, lidhur me veprimet e familjes së Schumacherit dhe përpjekjet për të përmirësuar situatën e tij.

“Le Parisiene” shkruan se shtatë herë kampioni i Botës në F1 ka udhëtuar drejt Francës ditën e sotme, ku është shtruar më pas në Spitalin Evropian “Georges Pampidou” në Paris.

Sipas burimeve të gazetës, ai ndjek një trajtim anti-inflamator të bazuar në infuzione të qelizave burimore.

Gjermani ndodhet në departamentin e kirurgjisë kardiovaskulare për të marrë një trajtim eksperimental të udhëhequr nga profesori Philippe Menasché, bazuar në “infuzione të qelizave burimore që shpërndahen në trup për të marrë një veprim anti-inflamator, pra në të gjithë trupin.

Kardiologu Philippe Menasché, i famshëm në terapinë celulare që synon trajtimin e dështimit të zemrës, nuk ndërhyn rastësisht në gjendjen shëndetësore të ish-pilotit të Ferrarit.

Michael Schumacher pritet të largohet nga departamenti i kirurgjisë kardiovaskulare të Mërkurën.

Shtatë herë kampioni i Botës dhe fituesi i 91 Çmimeve të Mëdhenj në Formula 1 nga viti 1992 deri 2006, pësoi një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një aksidenti me ski në gjashtë vite më parë në vendpushimin Savoyard të Méribel. Ai u kthye në shtëpinë e tij në Zvicër pas një qëndrimi për gjashtë muaj në Grenoble.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto