Shqipëria kalon në avantazh ndaj Islandës, shpërthen “Elbasan Arena”.
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Islandës në minutën e 33-të të takimit.
Autori i golit është Dermaku, i cili shfrytëzoi më së miri një kros nga Bare.
Deri tani kombëtarja po bën një ndeshje të mirë duke pasur disa raste dhe duket ndryshe nga sfida ndaj Francës.