Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Lezhë, qëllohet me 2 plumba 37-vjeçari


Të shtëna me armë në Lezhë, qëllohet me 2 plumba 37-vjeçari.

Një 37-vjeçar është qëlluar me 2 plumba në Lezhë.  Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme ndëra i plagosuri është identifikuar si 37-vjeçari Ardian Kola.

Ai është qëlluar në këmbë ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë dyshohet ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.

Kola është qëlluar nga një makinë në ecje nga një person i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit. Vijon ndjekja për kapjen e tij

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *