Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se goditi me sëpatë vajzën e nusen e xhaxhait, kapet i riu në Vlorë


Policia ka ndaluar 27-vjeçarin i cili akuzohet se ka goditur me sëpatë nusen dhe vajzën e xhaxhit.

Ngjarja ndodhi në Gumenicë të Vlorës pas një konflikti për motive të dobëta, sipas policisë.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale M.Ç., i cili po pyetet lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *