Templates by BIGtheme NET

Cili gënjen? Cakaj thotë se lojtarëve të kombëtares nuk u janë hequr pasaportat diplomatike

 Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka mohuar deklaratat e dy ditëve më parë të lojtarëve të ekipit kombëtar, se ai u ka hequr atyre pasaportat diplomatike.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”– shkroi Cakaj mbrëmjen e kaluar, pak para nisjes së ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës.

Kujtojmë se lajmi qarkulloi fill pas një deklarate të futbollistit Andi Lila, në emisionin “Procesi Sportiv”. Lila u shpreh publikisht se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016.

“Kur shkuam në Europian 2016, të gjithë e kishin vëmendjen te ne, por më pas, kjo iku si me sustë. Dua të them dhe diçka. Në atë kohë, kryeministri Rama na dekoroi me pasaporta diplomatike, duke na treguar si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në Botë. Ministri i ri që vjen, që për koincidencë është edhe nga Kosova, na heq këto pasaporta diplomatike. Na dekoruan, dhe më pas na çdekuruan. Kur futbollistët shqiptarë luftonin në Beograd për flamurin shqiptar, dhe bënin jehonë, të gjithë na vinin nga mbrapa. Tani, ne duam një motivim, nuk na ka thënë asnjë fjalë” – tha Andi Lila.

Deklarata e tij shkaktoi mjaft reagime e kundërreagime në radhët e opozitës dhe maxhorancës.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*