Vendosni fjalën kyçe....

Forcat ajrore amerikane bëjnë pluhur e hi ishullin e ISIS-it në Irak, e “pastrojnë” me 40 tonë bomba (Video)


Një ishull në Irak, i përdorur nga militantët e ISIS-it u asgjësua të martën në mbrëmje me gati 40 tonë bomba të lëshuara nga aeroplanët amerikanë dhe ato aleatë.

Pamjet dramatike ajrore tregojnë shpërthime të shumta, ndërsa bombat godisnin ishullin Qanus, të ndjekura nga retë e mëdha të tymit që lëshoheshin në ajër mbi lumin Tigër.

Avionët e Forcave Ajrore “F-15 Strike Eagle” dhe “F-35A Lightning II” fluturuan së bashku me aeroplanët e forcave ajrore irakene për të zhdukur nga faqja e dheut objektivin në provincën Saladin, në një operacion për të shkatërruar një qendër të madhe tranziti terrorizmi nga Siria dhe shkretëtira e Xhevirës në Mosul, Makhmour dhe Kirkuk në Irak, tha CJTF-OIR më 10 shtator.

Ishulli Qanus është afër bazës operative të Sh.B.A-së në Kayyarah. Ngarkesa e armëve e avionit “F-35A” është rreth 8,100 kg, ndërsa një F-15 mund të transportojë deri në 13.380 kg.

Shtatorin e kaluar avionët e parë amerikanë F-35 u përdorën në luftime në një mision kundër talebanëve në Afganistan.

Gjeneralmajori Eric T Hill, një komandant i operacionit “Inherent Resolve”, fushata e udhëhequr nga SHBA kundër ISIS, tha: “Ne po e i heqim ISIS-it aftësinë për t’u fshehur në ishullin Qanus. Ne po vendosim kushte që forcat partnere të vazhdojnë të sjellin stabilitet në rajon.”

Një zëdhënës i koalicionit shtoi: “Forcat e Koalicionit përdorën 40 tonë municione në ishull”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *