Templates by BIGtheme NET

Komisioni i Venecias: E kemi që tani të qartë nëse Meta ka shkelur apo jo Kushtetutën

Paraditen e sotme, ekipi i Komisionit të Venecias ka zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit Parlamentar të ngritur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Pas takimit, në një dalje për mediat, drejtuesi i delegacionit Kaarlo Tuori, u shpreh se ata e kanë një ide të qartë nëse presidenti ka shkelur apo jo Kushtetutën, siç e akuzon maxhoranca.

Mirëpo raportin final do ta mësojmë vetëm më 11 Tetor.

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor”, tha Tuori.

Kujtojmë se pas ç’dekretimit të 30 qershorit nga presidenti Meta për zgjedhjet lokale, maxhoranca e ka akuzuar atë se ka shkelur Kushtetutën, madje ka nisur procedurat për shkarkimin e tij nga posti i presidentit. Edhe pse kjo e fundit është e pamundur të realizohet pa vendimin final të Gjykatës Kushtetuese, e cila është jashtë funksionit.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*