Templates by BIGtheme NET

“Ndeshjet s’do ndalen për thirrjet anti-LGBT” – Shefi i futbollit francez

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet është shprehur se racizmi dhe homofobia “nuk janë e njëjta gjë”, duke shtuar se ai i udhëzoi gjyqtarët që të mos ndalnin ndeshjet për shkak të thirrjeve anti-gay.

Duke folur për “France Info”, 77-vjeçari u ankua se shumë ndeshje janë ndalur për shkak të një rregulli të prezantuar rishtas të FIFA-s i cili lejon gjyqtarët të pezullojnë lojën në rast të një sjelljeje diskriminuese.

Zyrtari i futbollit theksoi se Federata Franceze e Futbollit do të përqendrojë përpjekjet për të parandaluar tifozët të shfaqin banderola homofobike në stadiume, por nuk pranoi idenë e ndalimit të ndeshjeve për shkak të thirrjeve abuzive anti-gay.

“Të themi se futbolli është homofobik dhe mund të jetë simboli i vetëm i homofobisë në Francë, kjo është pak e fortë. Unë nuk e pranoj atë. Ne do të sigurohemi që të mos ketë më banderola, por ndalim ndeshjes, jo.” – tha Le Graet.

Komente të Le Graet ngjallën zemërim midis grupeve antidiskriminuese në Francë, të cilat i bënë thirrje shefit të futbollit të dorëhiqet.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*