Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse Rama merr çeljen e negociatave, do i jap dy dekorata jo si ato që u dha ambasadorëve”


Kreu i Shtetit deklaroi sot se nëse Shqipërisë i çelen negociatat me BE-në, do i japë dy dekorata kryeministrit Rama.

Ai iu përgjigj pyetjes së një gazetareje, që iu drejtua Metës nëse ishte xhelos lidhur me qëndrimin e Ramës e Bashës për çeljen e negociatave.

“Siç u dha dekorata ambasadorëve para dy vitesh për çeljen e negociatave edhe pse nuk u çelën, unë do i jap dy dekorata Ramës nëse çelen negociatat. Ai nëse do të mos i pranojë. Edhe si kryeministër edhe si ministër i Jashtëm. Bashës nuk i jap sepse ka braktisur institucionet dhe as Monikës sepse i ka dhënë besën Lulit.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *