Templates by BIGtheme NET

Papa Françesku për kritikët: Më kanë goditur me thikë pas shpine

Papa Françesku ka akuzuar kritikët e tij se e kanë goditur me “thikë pas shpine” dhe se ai nuk ka frikë nga një tjetër ndarje e Kishës Katolike.

Duke folur pas një udhëtimi në Afrikë, Papa foli për klerikët konservatorë që e kanë kritikuar atë.

Ata burra nuk “duan të mirën e Kishës”, por kujdesen vetëm për “ndryshimin e papëve, ndryshimin e stileve, krijimin e një skizmi”, tha ai sipas “BBC“.

Udhëheqësit katolikë amerikanë e kanë sulmuar Papën në të kaluarën për pikëpamjet e tij. Kjo është hera e parë që ai ka folur kaq hapur për mundësinë e një ndarjeje në Kishën Katolike, e cila ka më shumë se një miliard ndjekës në të gjithë botën.

Papa Françesku i bëri komentet e tij gjatë kthimit për në Romë pas një udhëtimi në Madagaskar, Mauritius dhe Mozambik.

Ai u pyet nga një reporter në lidhje me sulmet nga drejtuesit konservatorë katolikë, kanalet televizive dhe faqet e internetit në SHBA.

Disa udhëheqës katolikë – veçanërisht në SHBA por edhe disa të tjerë në të gjithë botën – e kanë akuzuar Papën për dobësimin e besimit të tyre, madje kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij.

Ata nuk janë të kënaqur me qëndrimet e Papës për mjedisin dhe imigracionin. Por në veçanti ata janë kundër lëvizjeve të tij për të lejuar katolikët e divorcuar të cilët janë rimartuar, për të marrë kungimin.

Në historinë e saj 2000-vjeçare, Kisha Katolike është ndarë disa herë, veçanërisht në vitin 1054, kur Kisha Ortodokse Lindore u nda nga Roma.

Ndarje të tjera kanë çuar në ngritjen e antipapëve – burra të tjerë që pretendojnë të jenë Papa dhe nuk pranojnë të përkulen para Romës. Antipapa Benedikti XIII i dha Universitetit të Shën Andreësit në Skoci statusin e tij universitar në 1413.

Arqipeshkvi francez Marcel Lefebvre shuguroi katër peshkopë pa miratimin e Papës në 1988.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto