Templates by BIGtheme NET

Pas 11 vitesh, babai i Britney Spears heq dorë nga kujdestaria e saj

Babai i Britney Spears nuk do jetë më kujdestari i këngëtares pas 11 vitesh. Siç shkruajnë mediat amerikane, rolin e tij do ta marrë Jodi Montgomery, e cila ka qenë menaxhere për një kohë të gjatë e Britney-t.

Jamie Spears paraqiti letrat në Los Angeles më 5 shtator duke i kërkuar gjykatës që ta lirojë përkohësisht nga roli mbrojtës për arsye të tij shëndetësore. Gjykatësi miratoi kërkesën.

Kujdestaria filloi në vitin 2008, kur Britney u vendos në kujdes psikiatrik, pasi refuzoi të hiqte dorë nga kujdestaria e fëmijëve të saj.

Pas këtij incidenti, Jamie Spears i kërkoi gjykatës që të vendoste yllin e popit nën kujdesin e tij.

Që atëherë, ai ka pasur fuqinë të kufizojë vizitorët e Britney me çfarëdo mënyre, me përjashtim të avokatit të saj të caktuar nga gjykata, Samuel Ingham.

Ai gjithashtu kishte fuqinë për të komunikuar me mjekët e së bijës dhe kishte qasje në të gjitha të dhënat mjekësore në lidhje me trajtimin dhe diagnostikimin e saj.

Këto fuqi tani do i transferohen Montgomery deri në janar të vitit 2020.

Jamie Spears ka probleme me shëndetin që pas këputjes së zorrës së trashë vitin e kaluar që i kërcënoi jetën.

Problemet e tij shëndetësore bënë që Britney të shkëputej nga puna.

37-vjeçarja raportohet se u shtrua në një spital psikiatrik për t’u përqendruar në shëndetin e saj mendor në prill.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Jamie e sheh largimin e tij si kujdestari i Britney si një veprim të përkohshëm.

Javën e kaluar, një portal raportoi se Jamie ishte nën hetim për dhunë ndaj fëmijëve,  pas një grindjeje fizike me nipin Sean Federline, të ndodhur në fund të gushtit.

Jamie mori një urdhër që e mban larg djemve të Britney-t, Sean, 13 vjeç dhe Jayden, 12 vjeç.

Urdhri u kërkua nga Kevin Federline, babai i djemve. Në fund të gushtit, Britney dhe Kevin rishikuan marrëveshjen e tyre të kujdestarisë që e kishin 50-50, duke e kthyer atë 70-30 në favor të Federline.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto