Templates by BIGtheme NET

Plagosja në Lezhë, si nisi sherri për një karikues celulari

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me plagosjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në qytetin e Lezhës.

Dyshohet se sherri mes Ardian Kolës dhe Aleksandër Dedgjonajt, ka nisur për një karikues celulari.

Mësohet se Kola ka shkuar në dyqanin e Aleksandër Dedgjonaj për të blerë një karikues. Por pasi ka blerë karikuesin, ai ka vënë re se nuk punonte dhe është rikthyer sërish në dyqan.

Më pas dy personat kanë kaluar në konflikt fizik dhe Dedgjonaj ka nxjerrë armën dhe ka plagosur në këmbë 37-vjeçarin nga Lezha.

Dy personat mësohet se i kanë dyqanet ngjitur me njëri-tjetrin.

 37-vjeçari Ardian Kola është qëlluar në këmbë, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dedgjonaj ndërkohë është në kërkim nga policia.

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit. Vijon ndjekja për kapjen e tij

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë mbi ngjarjen.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto