Templates by BIGtheme NET

Prokuroria kërkon 3.5 vite burg për 3 gjyqtarët që ndoqën Real-Barça me lekët e biznesmenit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 3 vite e gjysmë burg për 3 gjyqtarët e Apelit në Durrës Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Ata akuzohen se kanë ndjekur sfidën ‘’El Clasico’’ mes Real Madridit dhe Barcelonës në vitin 2014 duke pasur të garantuar udhëtimin dhe qëndrimin në Spanjë nga biznesmeni i arrestuar Naim Sadiku, i cili po gjykohej nga këta 3 gjyqtarë për një çështje në Gjykatën e Apelit të Durrësit.

Për Sadikun, Krimet e Rënda kërkojnë që ai të dënohet me 2 vite burg.

Arrestimi i tyre u bë i mundur një vit më parë, kur autoritetet spanjolle konfirmuan se ishin paguar 450 € nga Fatjon Pula, kushëri i i Naim Sadikut për udhëtimin dhe akomodimin e 3 gjyqtarëve të Apelit të Durrësit në Spanjë.

Për këtë shkelje, KLD-ja i ka pezulluar nga detyra Spahiun, Dhimitrin dhe Çenon

 

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*