Vendosni fjalën kyçe....

Trump tregon arsyen pse e shkarkoi John Bolton


Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në “Twitter” më 10 shtator se i kishte kërkuar John Bolton të dorëhiqej pasi shërbimet e tij nuk kërkoheshin më në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti vuri në dukje se ai dhe të tjerët në administratën e tij nuk ishin pajtuar me shumë nga sugjerimet e Bolton për politikën e jashtme.

“Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton, nuk shkonte mirë me njerëz të rëndësishëm në administratë”, tha Trump në një deklaratë, pa specifikuar emra.

Trump vazhdoi duke thënë se janë pesë persona të cilët ai i konsideron shumë të kualifikuar për të përmbushur rolin e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.

Përçarja midis Trump dhe Bolton ishte në rritje prej muajsh dhe të dy ishin ankuar për qëndrimet e politikës së jashtme të njëri-tjetrit, sipas raportimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *