Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti në korridoret e televizionit, reagon burri i Besa Shahinit: Nuk fshihem


Pas incidentit në korridoret e televizionit T7, ka reaguar deputeti i Kosovës Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Pasi Haki Abazi, deputeti i Vetëvendosjes tha se është sulmuar fizikisht nga ai, Molliqaj ka deklaruar krejt të kundërtën.
Molliqaj thotë se ka ndodhur vetëm një debat verbal në kuadër të emisionit dhe asgjë më shumë.

“Asgjë nuk ndodhi jashtë studios, përveç një debati me pak tensione që ishte vazhdimësi e debatit publik.

Unë nuk i kam problem debatet televizive dhe ndjehem shumë komod t’i mbroj bindjet e mia. Nuk fshihem asnjëherë. Secilin veprim timin politik jam në gjendje ta arsyetoj deri në fund. Nuk e kam problem asnjë akuzë e sulm për veprimet e mia politike.

Ankesa e vajtimet nuk mund t’i fshehin humbjet në nivel argumentesh nëpër debate televizive.”, shkruan Molliqaj.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi ditën e djeshme se Abazi kishte pësuar lëndime fizike nga Molliqaj.

“Banditët nuk e kanë vendin në debate televizive.

Pas emisionit “Pressing” në T7, kandidati i listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Haki Abazi është sulmuar rëndë nga kandidati i AAK-së, D. Molliqaj dhe shoqëruesit e tij. Ky sulm banditesk i ka shkaktuar lëndime fizike z. Abazi, dhe për këtë menjëherë kemi njoftuar policinë.”, thuhej në njoftimin e Vetëvendosjes.

Abazi vetë ka thënë se ai ka qenë duke dalë nga studioja me përfaqësuein e PDK-së, Rexhep Hoti, kur pretendon se është sulmuar nga Molliqaj.

“Pas emisionit unë kam qenë duke dalë me Hotin duke dale nga studio, në përfundim të korridorit ka ardhë Dardani me përcjellësin e tij, nuk e di kush është, Dardani mi ka kapë duart dhe ai përcjellësi i tij më ka kap për qafe dhe ka nisë përleshja, unë kam tentua të lirohem dhe jam kthyer në studio dhe njerëzit nuk  kanë arë çka ka ndodhë. Po, me përcjellësin e tij, unë vetëm dhe Rexhep Hoti ka qenë me mu.”, ka thënë Abazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *